Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria qktuale e ka suspenduar politikën e jashtme.
Ish-Ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka shkruar në faqenne saj në Facebook se nga sot, shumica e Ambasadave të Republikës së Kosovës janë pa titullar, pa shef misioni, dhe pa të ngarkuar me punë.
Ajo e ka quajtur këtë suspendim të politikës së jashtme papërgjegjësi të presidentes e kryeministrit ndaj shtetit dhe mungesë konsiderate për shtetin nikoqir.
Deklarata e plotë e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku:
Nga sot, shumica e Ambasadave të Republikës së Kosovës janë pa titullar. Pa shef misioni, dhe pa të ngarkuar me punë.
Ka edhe ambasada të cilave u është vënë dryni. Kjo është papërgjegjësi totale ndaj shtetit. Kjo është suspendim i politikës së jashtme.
Qeveria dhe Presidenca kanë pasur mjaftueshëm kohë që të përzgjedhin Ambasadorët. Nuk ka asnjë arsyetim. Papërgjegjësi ndaj shtetit dhe mungesë konsiderate për shtetin nikoqir.
Në diplomaci, nëse e tërheqë shefin e misionit, pa dërguar emrin e pasuesit, një shtet dërgon mesazh./arbres.info/
Gërvalla lë Kosovën pa ambasador në shumë qendra të rëndësishme ndërkombëtare
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A