Sipas organizatës GAP, shpenzimet qeveritare për dreka zyrtare vetëm gjatë vitit 2014 janë 312 mijë e 957 euro.
Sipas të dhënave nga ky institut, këtë shumë e kanë arritur 17 ministri dhe në krahasim me vitin 2011, shuma e tashmë është një rekord.
GAP, në publikimin e saj vlerëson se duke marrë parasysh që gjatë vitit 2014 për 6 muaj vendi ishte në krizë institucionale dhe si rrjedhojë aktivitetet e ministrive ishin të reduktuara, shpenzimet për dreka zyrtare janë bërë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, raporton KTV.
Më dorëlire për dreka zyrtare, sipas të dhënave të këtij publikim, del të ketë qenë ish-ministri i MFSK-së, Agim Çeku. Ai gjatë vitit 2014 ka shpenzuar 21.902 euro.
Pas tij radhiten ish-ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, me 17,789 euro dhe ish-ministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, që vetëm për gjysmë viti ka shpenzuara 15,567 euro për dreka zyrtare.
Ministrat e lartcekur kanë tejkaluar shumëfish kufizimin mujore prej 500 euro, bashkë me ta edhe pesë ministra të tjerë.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...