Agron Selimaj deri dje ishte drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai në këtë post u emërua me 2 shkurt të vitit 2015 nga Presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Detyra e tij kryesore ishte të mbledh, analizojë dhe shpërndajë inteligjencën tek institucionet kompetente.
Por duket se dështimi në kryerjen e kësaj detyre bëri që ai të japë dorëheqje nga ky post. Sipas burimeve të portalit arbresh.info ai nuk arriti që të informojë organet kompetente në lidhje me trenin e mbushur me ngjyrime provokuese që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicën veriore.
Në letrën e tij të dorëheqjes është e paqartë se çfarë bëri që Selimaj të merrte një vendim të tillë, duke cituar arsyet familjare.
Misioni i AKI-së është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Një kërcënim i tillë ishte treni me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, kërcënim ndaj integritetit territorial dhe integritetit të institucioneve të republikës, dhe atë ditë kreu i agjencisë kryesore të inteligjencës humbi kredibilitetin për të ofruar siguri ndaj qytetarit të Kosovës.
A është dorëheqja e kreut të inteligjencës një sinjal që ai do të hetohet nga organet kompetente për rrezikim të sigurisë së përgjithshme? Mbetet të shihet një gjë e tillë./Arbresh.info

Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...