Cikloni Anton (i emëruar nga Universiteti i Berlinit), pritet që të përfshijë vendet e Ballkanit, ndërsa edhe territori i Kosovës pritet të goditet nga ky ciklon.
Nga pamjet e fundit satelitore dhe hartat sinoptike, cikloni në fjalë ka filluar të mbledh energji mbi detin Tiren dhe në pjesë veriore e qendrore të Italisë dhe mbi rajonin tonë, po sjell të reshurat e para të shiut, e në disa pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës edhe reshje të borës.
Gjatë ditës së nesërme cikloni do të vazhdojë të fuqizohet duke arritur vlera barike edhe nën 1000mb, ku do të zhvendoset më në juglindje duke sjellur edhe më tutje vranësira dhe të reshura mbi rajon, që në vende-vende do të jenë intensive, sidomos në Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri.
E në Kosovë, në rrafshin e Dukagjinit është rikthyer bora.
Gjithashtu në redaksi na kanë dërguar foto edhe nga fshati Lisock, në komunën e Dardanës, ku shihet se fshati tashmë është mbuluar i tëri me borë
Edhe Prekazi mbulohet me borë.
Foto të tjera të qyteteve të mbuluara me borë po vazhdojnë të vijnë në redaksinë tonë.
Kësaj radhe, nga qyteti i Prizrenit.
Edhe Komuna e Gjakovës sot po duket ndryshe me borë.
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...