Chiti: kosova vend i sigurt, por i izoluar në evropë

20:07 | 18 Shtator 2015
Gita

Situata e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë, por i izoluar për qytetarët në lëvizjen e lirë për në vendet e Bashkimit Evropian

Kështu ka vlerësuar kryesuesi i delegacionit të senatorëve të Italisë në Komisionin për Politika të BE-së, Vaninno Chiti i cili theksoi se nuk e di as periudhën kohore se kur Kosova do ta fitojë të drejtën për liberalizim të vizave.

Chiti së abshku me senatorë, përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it kanë prezantuar të arriturat e misioneve të tyre në Kosovë, sot pasdite në ambasadën e Italisë në Prishtinë.

Senatori Chiti tha se sa i përket rolit të EULEX-it, përkundër sfidave më të cilat është përballur, duhet të vlerësohet puna e këtij misioni si pozitive.

Kryesuesi i delegacionit Chiti tha se është normale që ka defekte dhe duhet të tejkalohen, mirëpo sipas tij duhet të përmendet edhe ana pozitive që është bërë nga Italia në shërbimin e këtij vendi. Sipas tij, e gjithë forca politike në Itali shprehin bindjen se Kosova duhet të integrohet në BE sa më parë.

Kurse i pyetur nga mediat se kur Kosova mund ta ketë liberalizimin e vizave, senatori Chiti tha se nuk e di kur do ndodhë kjo, mirëpo ka përmendur angazhimin e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën në këtë cështje.

Ndërsa, lidhur me sigurinë e vendit tonë, senatori deklaroi se Kosova është me rëndësi që nuk ka luftë civile.

Kurse, ai ndër të tjera tha se Kosova që nga prilli i këtij viti ka arritur marrëveshje shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Edhe ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrarese gjatë fjalimit të tij ka prezantuar para senatorëve të gjithë zyrtarët italian të cilët po kontribuojnë si në EULEX, KFOR etj. Sipas tij, puna e tyre zyrtare vlerësohet e lartë këtu në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale