Pavarësisht faktit se amendamentet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, këto amendamente vazhdojnë të mbesin në sirtarët e Kuvendit.
Madje, në Qeveri thonë se janë në fazën e konsultimeve dhe të gjetjes se modaliteteve për shndërrimin e FSK-së në FAK.
Krejt këtë opozita në Kosovë e vlerëson si dorëzim të Qeverisë përballë Listës Serbe.
Megjithatë, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Besnik Berisha, thotë se aktualisht janë duke u bërë koordinimet me kusht që të sigurohet një konsensus dhe një garancion që e njëjta do të jetë më kërkesat dhe standardet që i ka parashtruar NATO-ja. /Tribuna Channel/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A