Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe, si dhe për reagimet e Ambasadës Amerikane dhe organizatave të shoqërisë civile.
I pyetur për deklaratën e Ambasadës Amerikane — e cila kishte vlerësuar se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë dritëshkurtra dhe përçarëse” — Kurti tha shkurt se kjo çështje i takon Ambasadës dhe KQZ-së.
“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së. Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Këto komente Kurti i bëri derisa mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndryshe, mbrëmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit./Arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...