Seancat e gjykimit në Hagë do të vijojnë javën e dytë të muajit prill.
Pas përfundimit të gjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Haga tani po trajton rastin për administrimin e drejtësisë.
Gjatë periudhës që mbulon aktakuza, Hashim Thaçi ishte në paraburgim, në kontekst të gjykimit të tij në lidhje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Çështja “Hashim Thaçi dhe të tjerët – vepra kundër administrimit të drejtësisë” ngërthen edhe të pandehurit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.
Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit për krime lufte “Thaçi dhe të tjerët”.
Gjatë gjithë prillit është njoftuar të mbahen 13 seanca.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...