Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari o Komisionit, Prenk Gjetaj.
Gjetaj e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur.
Ai gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë.
Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë.
Ajo theksoi se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.
Kurti vendos gurthemelin e shkollës së re “Nuhi Gashi&...
Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me ...
Cakolli: VV mban barrën kryesore të krizës aktuale, por as o...
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin evropian që mendon se Putini...
Qeveria e Luksemburgut pritet të nënshkruajë marrëveshje të ...
Rruga 3.6 km që po zgjat sa një autostradë , rreth 2 milionë...