Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, është deklaruar se zgjedhja e Presidentit është proces i ndarë.
Hamza në një konferencë për media tha se së pari pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Sa i përket çështjes së presidentit, unë e kam thënë që është proces i ndarë. Unë pres që të konstituohet Kuvendi, të formohet qeveria, të vazhdojë puna dhe kur vjen puna te presidenti besoj se ka mundësi të gjendet një formulë se si të zgjidhjet presidenti dhe të mos bllokohet vendi”, deklaroi Hamza.
Ai foli edhe rreth votimit të marrëveshjeve ndërkombëtarë, ku tha se PDK-ja i ka votuar gjithmonë marrëveshjet që kanë qenë në interes të qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare është renditur e dyta.
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të