Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten u certifikuan 101 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e Jurisprudencës.
Shpërndarjen e këtyre certifikatave e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, cila kërkoi nga kandidatët që pavarësisht se ku do të jenë, ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.
“Kjo ju hap rrugët për të ecur tutje sepse ky është kushti i parë që dëshmon vlerat e juaja profesionale për tu bërë gjyqtar avokat e prokuror. Ju e keni të hapur rrugën drejt realizimit të ëndrrave e synimeve. Ju këtë e keni arritur me meritë sepse procesi i jurisprudencës ka qenë i drejtë transparent si kurrë më parë. Kam një kërkesë për juve, pavarësisht se ku do të orientoheni në sistemin prokurorial apo gjyqësor, apo ku do tjetër ju lutem shumë që ta bëni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim”, tha Haxhiu./eo/
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...