Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën dhe Koordinatoren e TIKA-s, Fulya Aslan, ndanë certifikatat për 22 pjesëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Afërt.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se 22 pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt përfunduan me sukses trajnimin e avancuar në sigurimin e personaliteteve.
“I jemi mirënjohës Republikës së Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës, duke kontribuar kështu në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të saj. I falënderoj pjesëtarët e çertifikuar për përkushtimin dhe i uroj për këtë sukses të arritur”, shkroi Sveçla./Arbresh.info
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...