Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetari i Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku nuk ka marrë ndonjë përgjigje të saktë nga kryeministri Isa Mustafa lidhur me propozimin e tij që të krijohet një ministri e veçantë, Ministrinë e Veteranëve apo për Ruajtjen e Vlerave të Luftës, e cila do të merrej me kategoritë e dala nga lufta.
Çeku në një prononcim për “Zeri.info” ka theksuar se, para disa ditëve është takuar me Mustafën dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi, prej të cilëve pret që ta marrin seriozisht këtë nismë.
“Unë kam biseduar me kryeministrin e Republikës dhe ia kam argumentuar nevojën për këtë ministri. Kryeministri më ka thënë që do të mendohet. Jam takuar edhe me Thaçin, i cili poashtu nuk më ka dhënë ndonjë përgjigje, megjithatë shpresoj se do ta marrin seriozisht këtë punë”, është shprehur ai.
Sipas Çekut, koha tashmë ka ardhur që kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së të trajtohet më seriozisht, duke u nisur edhe nga praktikat e vendeve të tjera. Pra, të formohet një Ministri e veçantë e cilat do të ketë një adresë, një buxhet, përgjegjësi…”.
Festë në detyrë për sigurinë e vendit, Osmani falënderon FSK...
Prani e shtuar policore – Mijëra policë të armatosur rëndë p...
Sot është koha e fundit për reflektim të thellë, thotë Hazir...
I jep fund karrierës si xhudiste, Nora Gjakova: Për mu ka qe...
2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë K...
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër