Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar programin e kundërkandidatit të tij nga LDK, Perparim Rama.
“Vështirë të gjej ndonjë pikë që më pëlqen, e megjithatë është munduar maksimalisht që të tregojë një angazhim në kërkim të mandatit të dytë, ndonëse kishte shumë pak dëshmi të punës së kryer. Një pjesë e punës që është bërë deri tash dhe që vazhdon të jetë pjesë e programit janë vizatimet, renderat, projektet me letër, ato janë të mira, por një kryetar komune duhet që projektet nga letra t’i vë në zbatim dhe t’i realizojë”, ka thënë Çeku nga “dhoma e kryetarit”.
Ai ka shtuar se gjatë debatit kishte përshtypjen se jetonte në një realitet të ndryshëm me zotin Rama, duke theksuar se për qindra e mijëra projekte që Rama pretendonte se i kishte realizuar, mungojnë të dhëna konkrete për zbatimin e tyre.
“Mbase ajo që do t’i kisha thënë është se po na mungojnë disa syze virtuale për t’i parë ato projekte,” ka shtuar Çeku në Debat Plus.
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...