Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës nga kjo parti.
Ai ka falenderuar partinë derisa u shpreh i bindur në fitore.
“Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për kryetarin, kryesinë, anëtarët dhe aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Besimin që më kanë dhënë do ta kthejmë në fitore dhe qeverisje të mirë. Angazhimi fillon sot. Për Prishtinën tonë. Të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor, me mirëqenje për të gjithë, sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Për fëmijët tanë dhe ata që ende nuk kanë lindur”, ka thënë ai.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor./Arbresh.info/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...