Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka ftuar kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, për një debat televiziv të drejtpërdrejtë, duke e akuzuar atë se po fshehet pas kandidatëve të tjerë që garojnë për kryeqytetin.
Çeku theksoi se debati duhet të jetë vetëm mes tij dhe Ramës, pa përfshirë kandidatët e tjerë.
“Kryetar Rama, jam i sigurt që e ke kuptuar fort mirë ftesën time. Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë. Unë të ftova për debat ku jemi vetëm ne të dy dhe moderatori. Ke qeverisë katër vjet me Prishtinën, më ke akuzuar për bllokadë. Ky është momenti i së vërtetës. Le të ballafaqohemi, le t’i shpalosim platformat tona. Këtë ia kemi borxh për borxh qytetarëve të Prishtinës. Të lutem edhe një herë, caktoje ditën, zgjidhe studion, aty do të jem”, ka thënë Çeku në një video drejtuar Ramës./Arbresh.info
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...