Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se vetëm në thirrjen e fundit të Ministrisë së Kulturës për mbështetje financiare studimore jashtë vendit, janë 53 përfitues.
Çeku përmes një postimi në Facebook tha se qëllimi është të krijohen profesionistë të rinj në profile deficitare në fushën e artit, trashëgimisë kulturore dhe sportit, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se i ka takuar disa studentë sot.
“Ndër të tjera po studiojnë regji teatri, gazetari sportive, konservim, skenografi të teatrit e operës, histori të artit e arkeologji.”, ka shkruar ai.
Ministri Çeku tha se ishte kënaqësi të dëgjonte për rrugëtimin e tyre dhe vullnetin që kanë për të kontribuuar në Kosovë.
“Me bursat e ndara nga Ministria e Kulturës, ata janë duke ndjekur studimet në nivelet bachelor, master, doktoratë dhe post-doktoratë në disa prej universiteteve më prestigjioze në Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Francë, Slloveni, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Skoci, Angli, Zvicër dhe Estoni.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...