Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në kuadër të një vizite zyrtare në Republikën Çeke, u prit në takim nga Radek Koten, kryetar i Komisionit për Siguri në Parlamentin e Çekisë, si dhe nga Lubomir Zaoralek, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Çekisë.rith
Ministrja Hoxha e njoftoi Kryetarin e Komisionit për Siguri në Parlamentin e Çekisë si dhe Kryetarin e Komisionit për Politikë të jashtme, për reformat gjithëpërfshirëse të ndërmarra për procesin integrues si dhe plotësimin e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, të parapara me udhërrëfyes, bën të ditur një njoftim nga MIE.
“Ministrja theksoi se qytetarët e Kosovës presin nga vendet mike, si Çekia, të njohë të arriturat dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë duke përkrahur votimin në Këshillin e Ministrave”, thekson njoftimi.
Ministrja Hoxha i njoftoi mikpritësit për reformat e ndërmarra në fushën e migracionit, me theks të veçantë në reformat legjislative të cilat fuqizojnë kontrollin e kufijve, politikat ndaj të huajve si dhe azilit. Kosova nuk paraqet rrezik sa i përket migracionit ilegal, theksoi Ministrja Hoxha, sepse kemi gjithë infrastrukturën e duhur ligjore dhe institucionale.
Në diskutim, Ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e Çekisë për fazat e mbetura të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi se Kosova dhe qytetarët e saj e presin këtë vendim sepse që nga viti 2012 kemi punuar për të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian. Ky rekomandim, theksoi Ministrja Hoxha, është dëshmia më e mirë e punës së institucioneve tona, thekson njoftimi.
Koten dhe Zaoralek, përgëzuan Ministren Hoxha për reformat e ndërmarra dhe e siguruan atë se Çekia, përkrah Kosovën në procesin integrues siç e ka përkrahur edhe në proceset tjera të rëndësishme deri më sot, bën të ditur MIE.
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...