Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare “do të mund të shkaktonte kaos” në jetën politike në Serbi.
Më tej ai ka thënë se do të vazhdonte një fushatë konstante ku çështjet kryesore për Serbinë do të mbeteshin në rend të dytë, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Në vend se të flasim për zgjedhjet, është më e nevojshme për të hapur dialogun real rreth marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës dhe të bëjmë një marrëveshje që relakson raportet në rajon dhe që garanton përfundimisht paqen”, ka thënë Jovanoviq.
Ai në një qëndrim publik ka thënë se çfarëdo humbje kohe në llogari të përbashkët të autoriteteve dhe opozitës mund të jetë fatale.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...