Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore apo kërkonin ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Me anë të një në postim në Facebook, Cakolli theksoi se sipas vendimeve, ankesat nuk ishin të mbështetura në prova të mjaftueshme dhe nuk përmbushnin kriteret ligjore për të justifikuar rinumërim apo anulim votash.
“PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore apo kërkonin ndërhyrje në proces. Sipas vendimeve, ankesat nuk ishin të mbështetura në prova të mjaftueshme dhe nuk përmbushnin kriteret ligjore për të justifikuar rinumërim apo anulim votash”, ka shkruar Cakolli.
Sipas tij, është e rëndësishme që pretendimet për parregullsi të mbështeten në prova bindëse dhe jo vetëm në hamendësime.
“Është tejet e rëndësishme që pretendimet për parregullsi duhet të mbështeten në prova bindëse dhe jo vetëm në hamendësime, supozime, trende apo përqindje të larta votash për ndonjë kandidat. Tashmë, sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa. Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, tha Cakolli./Arbresh.info
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot