Buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, Rama mirëpret Kurtin në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

11:25 | 16 Tetor 2023
A Z

Kryeministri Edi Rama është duke mirëpritur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimi Evropian.

Ashtu siç e kishte konfirmuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur dhe është mirëpritur me një buzëqeshje nga kryeministri Rama dhe një shtrëngim duarsh.

Pak para Kurtit, në Samit mbërriti edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç./abcnews.al