Që nga fillimi i këtij viti spitalet regjionale dhe QKUK-ja janë duke u ballafaquar me mungesë të disa barnave nga lista esenciale, si dhe me mungesë të disa aparaturave.
Drejtorë të klinikave në QKUK shpresojnë që me buxhetin prej 234 milionë eurove, i cili është ndarë për shëndetësi, muajve në vijim të furnizohen me mjetet e nevojshme për trajtimin e pacientëve.
Edhe pse buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vit është më i lartë për 31 milionë euro se ai i vitit të kaluar disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në spitalet regjionale ende po ballafaqohen me mungesë të disa barnave nga lista esenciale dhe aparaturave.
Drejtorët e klinikave po presin që muajve në vijim furnizimi me mjetet e nevojshme të rritet. Drejtori i Klinikës së Ortoprotetikës në QKUK, Lulzim Geci, ka thënë për “Zërin” se që nga muaji shtator i vitit 2018 kjo klinikë nuk është furnizuar me material.
Ai ka thënë se në mungesë të materialit nuk po mund të kryejnë punën e tyre.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...