Buxheti 2016, investime kapitale te shqiptarët

20:29 | 27 Shtator 2015
Gita

Buxheti i projektuar për vitin 2016, parashikon investime të shumta kapitale nëpër vendbanimet shqiptare. Siç mëson Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, burime qeveritare, ministrat shqiptarë kanë arritur që të instalojnë projekte shqiptare gati se deri në 30 përqind të buxhetit të përgjithshëm shtetëror, të cilat do ta përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Këtu bëjnë pjesë investime kapitale në arsimin shqip, kulturën shqiptare, zona të lira ekonomike nëpër vendbainmet shqiptare, investime të mëdha infrastrukturore në rrugë, ujësjellës, kanalizime, etj.

Edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, dje në Zhelinë paralajmëroi se në buxhetin e vitit 2016, Universiteti Shtetëror i Tetovës, do të jetë universiteti i dytë ku do të investohet nga shteti, pas Universitetit “Shën Kirli dhe Metodi” të Shkupit. Deri më tani USHT-ja ka qenë e katërta për nga investimet buxhetore, raporton Zhurnal.

Sipas Ademit, derisa ndarja e buxhetit për arsimin e lartë para një viti ka qenë 13%, ndërsa në vitin 2016 kjo përqindje do të jetë 21%. Këtu përfshihet financimi i UEJL-së në Tetovë, financimi për herë të parë i Fakultetin të Shkencave Islame në Shkup pas akreditimit, si dhe investimet kapitale për ndërtimin e kampusit të ri universitar shqip në Shkup, ku do të ndërtohet edhe objekti i ri i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në Shkup.

Ndryshe, që nga marrja e postit të ministrisë së Arsimit nga Ademi, për herë të parë UEJL-së iu ndanë 500 mijë euro si dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup u zyrtarisht mori vendim për akreditim.

Pojekt-buxheti për vitin 2016 i prezantuar të enjten nga qeveria, është më i madhi që nga pavarësia e Maqedonisë, dhe peshon 3.2 miliardë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale