Burim Havolli, kosovari që humbi jetën në SHBA, varroset nesër

12:00 | 15 Nëntor 2025
E.K

Burim Havolli, 41-vjeçari nga Llapi i cili vdiq tragjikisht në New York, do të varroset nesër në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Varrimi i Havollit do të bëhet në ora 15:00.

41-vjeçari, Burim Havolli u vra tragjikisht në Bruklin, teksa po tentonte të ndalonte një vjedhje në ndërtesën ku ai ishte mbikëqyrës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Ndërkohë Blerim Havolli, vëllai i viktimës, ishte në lot ndërsa fliste për mënyrën se si të dy e mbijetuan luftën e Kosovës në vitin 1999 dhe arratisën në Amerikë për një jetë më të mirë.

Ai e donte këtë vend. Ky vend na ka ndihmuar shumë”, tha Blerim Havolli për CBS News.

Vëllai tha se familja po e përjeton rëndë vdekjen e 41-vjeçarit.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre [fëmijë] dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha nga ana tjetër, kushëriri Petrit Havolli

Sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.