Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi prezanton sot para Komisionit për Integrime Evropiane të gjeturat e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni , e kanë njoftuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.
Ndërkohë bashkësia nderkombëtare e ka shtuar presionin që të miratohet demarkacioni me Malin e Zi.
Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaci ka kërkuar që sa më parë të miratohet kjo marrëveshje.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026