Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi i cili është pjesë e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për matjen e territorit të Kosovës ka thënë në një konferencë për media se nëse marrëveshja e Demarkacionit ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, Malit të Zi i shtohet sipërfaqja e territorit.
Bulliqi ka thënë se në bazë të matjeve të tyre, sipërfaqja e territorit të Mali të Zi nga viti 1945 e deri në vitin 2015 ka qenë 13 mijë e 812 km katrorë ndërkaq me ratifikimin e demarkacionit ky territor bëhet 13 mijë e 882.44 km katrorë, shkruan portali arbresh.info.
“Në rast të ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvend, Mali i Zi do të rris territorin e saj. Nga viti 1945 deri në vitin 2015 Mali i Zi kishte më pak sipërfaqe se në bazë të këtij demarkimi. Mali i Zi kishte 13 mijë e 812 km katror ndërkaq pas nënshkrimit të marrëveshjes rezulton të ketë më shumë. Mali i Zi është prezantuar si shtet me këtë sipërfaqe”, ka thënë Bulliqi.
Ai shtoi se si grup i ekspertëve janë të gatshëm që të gjitha rezultate t’i paraqesin para çdo strukture./Arbresh.info.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim