Nesër më 24 nëntor Bullgaria do të shpall ditë zie.
Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Bullgarisë Galab Donev.
Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive, zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës.
Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave.
“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”.
Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës.
Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus ka marrë flakë në autostradën e Strumës. 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u lënduar/Zhurnal.mk.
OSBE publikoi Udhëzuesin për raportim nga gjykata për gazeta...
Begaj u kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve a...
Goditi 21 herë me thikë bashkëshorten e tij, i akuzuar dënoh...
Ngrihet aktakuzë ndaj senatorit Menendez dhe gruas së tij pë...
E konfirmuar, kapiteni i “Dardanëve” humb ndeshj...
Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Bakut