Bullgaria ndihmon Kosovën me veshje trupore për nevoja të profesionistëve shëndetësor

15:19 | 28 Maj 2020
A Z

Bullgaria sot i dhuroi MSh-së një sasi të konsideruar të veshjeve trupore për nevoja të profesionistëve shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia falënderoi sot Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Hristo Gudjev, i cili në emër të shtetit të tij, i dhuroi sot MSh-së një sasi të konsideruar të veshjeve trupore për nevoja të profesionistëve shëndetësor.

Ministri Vitia dhe Ambasadori Gudjev e vlerësuan lart bashkëpunimin midis dy shteteve dhe reagimin me kohë ndaj pandemisë Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve të dy shteteve.

Në këtë rrafsh, Ministri Vitia ka theksuar se partnerët ndërkombëtar kanë ndihmuar Kosovën që të menaxhojë në mënyrë sa më korrekte këtë sfidë të shëndetit publik dhe me sa më pak pasoja./arbresh.info/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1676152915875622&id=597689407055317

Shpërndaje në rrjete sociale