Bullgarët e mbështetin integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Evropian (BE) dhe mendojnë se vendi i tyre ka interesim që këto vende të jenë pjesë e familjes evropiane.
Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të qendrës “Trend”, me kërkesë të “24 orë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
60% e bullgarëve e mbështetin anëtarësimin e BP-së në BE, kurse 16% janë kundër, ndërsa rreth një e katërta nuk kanë përgjigje.
Mbështetje më të madhe ofrohet për Maqedoninë dhe Serbinë, respektivisht 70% dhe 67%, dhe se kjo mbështetje vjen si rezultat i rrënjëve të përbashkëta në aspekt kulturor dhe religjioz.
Më pak mbështetje ka Shqipëria dhe Kosova, respektivisht 45% dhe 42%. Kjo përqindje është më e madhe ndaj mendimit që mos të anëtarësohen në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
52% e bullgarëve thonë se anëtarësimi i BP-së pozitivisht do të shprehet ndaj Bullgarisë. 43% e bullgarëve thonë se BP-ja do të anëtarësohet në BE, në dhjetë vitet e ardhshme, kurse 18% mendojnë ndryshe. 58% e bullgarëve thonë se shteti i tyre duhet ta ndihmojë rajonin në fjalë që të anëtarësohet në BE, ndërsa 42% mendojnë se Bullgaria nuk ka kapacitet të ofroj gjë.
Anketa është realizuar nga 2 e deri më 10 maj, dhe janë përfshirë 1009 anketime të moshës mbi 18 vjeçare.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...