Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, se ai ka marrë vendimin e Gjykatës sot për dënimin prej katër muaj burgim me kusht.
Por, thotë se lajmin për vendimin e Gjykatës ende nuk e ka marrë me shkrim.
Shukri Buja është shpallur fajtor për veprën penale mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë.
Buja me këtë rast, është dënuar me gjobë prej 2000 euro dhe dënim me 4 muaj burgim me kusht i cili nuk do të ekzekutohet në periudhën 1 vjeçare nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.
Por ish-kryetari i Lipjanit, Buja për KosovaPress është shprehur se ky vendim ka qenë ndërhyrje politike, dhe një zvarritje prej 1 vit e tetë muaj, dhe kjo sipas tij ka ndodhur pasi që gjyqtarja ka shtyrë seancat me arsyetimet si tha Buja, banale.
“Ne përmes avokatit kemi bërë ankesë sepse, një gjë e tillë nuk ka ndodh dhe kjo është një tendencë e gjykatës sepse ka tentuar që 1 e 8 muaj që ka zgjat vendimin, duke ndërprerë seancat, çështje kjo tepër banale. I ka ndërpre seancat që prokuror ja nuk gjendet këtu, dhe se ajo çështje në udhëtim zyrtarë, e arsyetime tjera”, tha Buja për KosovaPress.
Ai gjithashtu tha se lidhur me këtë rast janë bërë edhe shumë shkelje tjera ligjore.
“Po ashtu janë bërë edhe shkelje të shumta të procedurave ligjore, shkelje këto të cilat na kanë bërë të kërkojmë larimin e gjykatës nga ky gjykim, mirëpo edhe përkundër kësaj kryetari i Gjykatës Themelore, e ka kthyer atë që të vazhdojë gjykimin dhe se kjo ka qenë e pritshme”, ka treguar Buja.
Buja tha se ai ka deklaruar pasurinë, dhe për këtë e ka dëshmuar edhe zyrtari i ngarkuar në komunë për të dorëzuar formularët në Agjencionin Kundër Korrupsion.
“Zgjatja prej 1 vit e tetë muaj tregon ndërhyrjen politike për mos zhvilluar aktivitet. Është dokumentuar po ashtu se gjykata dhe të pandehurit tij se për gjashtë vite mandat të kryetarit është deklaruar pasuria për 15 vjet rresht, zyrtarisht edhe tri h erë me kërkesën e Agjencionin Anti-Korrupsion që nënkupton që nuk ka pas asnjë qëllim për mos deklarim të pasurisë dhe po ashtu është deklaruar pasuria dhe vërtetohet nga zyrtari i ngarkuar në komunë për të dorëzuar formularët në kundër korrupsion i cili dëshmon se i ka dorëzuar formularët siç i ka dorëzuar për gjashtë vite rresht. Po ashtu aktakuza është e ngritur nga një prokurore e komunitetit serbë një ish zyrtare e pushteteve të kaluar serbë që normalisht që ka averzion ndaj njerëzve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka theksuar Buja për KosovaPress.
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...