Analisti i politikave ndërkombëtare, Janusz Bugajski thotë se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të fokusohet në integrimin ndërkombëtar të vendit.
Fillimisht Kosovës i duhet njohja nga të gjitha vendet e NATO’s si shtet për tu bërë pretendentë për tu anëtarësuar në Aleancë, pastaj Kosovës i duhet një ushtri, dmth duhet transformimi i FSK’së dhe për tu bërë kjo nevojiten ndryshime kushtetuese ligjore dhe kjo do të marrë kohë”, tha Bugajski.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale për Kosovën dhe efektet që sipas tij do t’i ketë në skenën politike të vendit.
“Shpresoj që kjo Gjykatë nuk do ta pengojë funksionimin e Qeverisë dhe parlamentit të ri të Kosovës por kjo sërish varet se kë do ta kërkojë Gjykata”, tha ai për RTK’në.
Duke folur për ndikimin rus, Bugajski thotë se Rusia është kërcënim i madh për demokracitë perëndimore dhe rregulli ndërkombëtar pasi nuk respekton traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare madje edhe i shkelë ato.
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eli...
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...