Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini pakënaqësitë e krikuara me Projektligjin për Paga në Sektorin Publik i quan të ligjshme, të garantuar me konventën ndërkombëtare dhe se sipas tij, të gjitha këto pakënaqësi janë akumuluar qysh nga fushata zgjedhore e dy viteve të mëparshme.
“Ky mllef është akumuluar dhe tani i ka ardhë fundi se më janë degraduar totalisht dhe po e shohin edhe mjekët, edhe profesorët, edhe arsimtarët, edhe minatorët edhe sektorët privat, po e shohin se janë totalisht të degraduar dhe të nënçmuar edhe si qenie”, thotë Ajdini në një intervistë për arbresh.info.
Ai vlerëson se pakënaqësia ka lind si pasojë e diferencës së madhe në paga, ku fajtor sipas tij janë caktimi i njerëzve jo adekuatë nëpër komisione të cilët nuk janë ekspertë për lëmi të caktuara.
“Po e bëj një diskrepancë, punëtori në arsim edhe punëtori në një sektor tjetër është më të njëjtin kualifikim kurse atje paguhet ma tepër këtu paguhet më pak dhe këtu ka lind mandej pakënaqësia, megjithatë ne kemi qenë në gjendje dhe kemi dhënë propozim që më mirë pagat qeveria mos t’i rrisë fare deri sa të bëjë nivelizimin apo deri sa të gjej njerëz adekuat specialistë në atë fushë që mos të ketë shumë gabime si tani si është bë nivelizimi dhe lindi menjëherë pakënaqësia sepse ka shumë diferenca të mëdhaja për arsye të cilët nuk kanë punuar me anë të profesionalizmit por në komisione kanë caktuar njerëz sipas qefeve apo sipas tekeve dikujt. Është dashtë që në lami të caktuara të futen njerëz ekspertë që ë kanë njohur atë lami. Dua të them se aty ka mjaftë gabime dhe kanë lëshuar shumë gabime por unë e them këtë se kjo mund të evitohet me rritjen e koeficientit që të bëhet nivelizimi në 30 % i arsimit dhe mandej do të tejkalohet situata por duhet të reflektojë qeveria që mos të lejojë të vazhdohet me grevë që më së tepërmi pësojnë nxënësit”, është shprehur ai.
Ajdini thekson se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nëse qeveria ka vullnet të mirë që të gjej një zgjidhje.
“Ju them sinqerisht që kërkoja nga qeveria të veprojë menjëherë që mos të lejojë këtë situatë në mjegull apo në amulli, nëse ka vullnet, qeveria, të mirë, atëherë të reflektoje dhe ta zgjidhim problemin sa më parë”, ka thënë ai.
I pyetur se nëse mund të qojë në një revoltë gjithë popullore mos gjetja e një zgjidhje sa i përket rritjes së pagave, kryetari i BSPK-së nuk e përjashton këtë mundësi.
“Kjo nuk përjashtohet që atëherë sigurisht që BSPK-ja do t’i thërrasin të gjithë në një protestë për t’i realizuar drejtat e veta, por kisha apeluar te qeveria që mos të bjerë punën deri aty por të ulët me ekspertë të lamive të caktuara që çështjen ta zgjedhin sa më parë”, është përgjigjur ai.
Kurse sa i përket sektorit privat Ajdini thotë se në këtë sektor kushtet janë mjerim dhe se për këtë sipas tij qeveria duhet të marrë masa që të mbyll kompanitë që nuk ofrojnë siguri në vendin e punës.
“Për fat keq kushtet në sektorin privat janë mjerim mund të them ka përjashtime në ndonjë kompani e cila i respekton punëtorët i ka kushtet përafërsisht për një punë të devotshme po një sigurim në vendin e punës , këtu në sektorin privat kemi rastin kur punëtori privat ka humb jetën për një dërrasë ose për një rrip që s’është lidh, qeveria jonë duhet të marr një hap menjëherë që automatikisht kompanitë që nuk përfillin kriteret për hapjen e kompanive duhet të mbyllen dhe të i lejohet atyre që e sigurojnë sigurinë në vendin e punës për punëtorët”, është shprehur Ajdini.
I pyetur se a kanë arsye më tepër sektori privat që të kërkojnë kushte më të mira të punës, ai është shprehur se “po”, por që kjo mund të rregullohet me anë të ligjit.
“Sektori privat ka shumë të drejtë të kërkojë kushte sepse duke filluar nga orari i punës, sepse menagjeri, punëdhënësi, në kontratën e cila është e nënshkrua, theksohet se punëtori duhet të punojë tetë orë ndërsa aty punon dymbëdhjetë orë, edhe ato katër orë i vidhen punëtorit djersa e punëtorit i paguhet vetëm ajo shumë. Edhe pse jemi duke bashkëpunuar me Inspektoratin e Punës edhe pse është një hap pozitiv në atë drejtim , këto gjana duhet të evitohen me anë të ligjit”, është përgjigjur ai.
I pyetur në fund se çfarë zgjidhje do t’i shuante pakënaqësitë në gjithë këta sektorë ai ka thënë se zgjidhja arrihet përmes vullnetit të mirë të qeverise dhe dialogut.
“Krejt varet prej qeverise se sa ka vullnet me i zgjidhë problemet ose nëse nuk ka mundësi momentale atëherë duhet të ulemi të bisedojmë që të kërkojë një afat të caktuar që kjo punë duhet të zgjidhet pas dy jave, tre jave, pas një muaji, pas tre muajve por me rëndësi me u zgjedh” ka përfunduar ai./Arbresh.info/R.Rexhepi/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...