Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shprehur shqetësim lidhur me lëendimin e 12 minatorëve nga derdhja e acidit sulfurik në Horizontin XI të Minierës së Trepçës.
Me anë të një njoftimi, Bashkimi i Sindikatave ka kërkuar veprim të menjhershëm të Partnerit Social – Qeverisë që të ngrehë të gjithë mekanizmat ligjorë për të gjetur përgjegjësit që është dashur të parandalojnë këtë aksident i cili ka mundur të jetë me pasoja të rënda për minatorët, shkruan Arbresh.info.
BSPK po ashtu pret që Partneri Social – Qeveria të jetë pranë minatorëve të lënduar duke ua lehtësuar gjendjen shëndetësore e psikike në këto momente të vështira për minatorët e lënduar po edhe për familjarët e tyre a edhe për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë.
“BSPK nuk do të rrijë po do të bëjë të gjitha veprimet e duhura që kushtet e punës dhe të sigurisë për minatorët a edhe për të gjithë të punësuarit në vendet e rrezikshmërisë së lartë të kenë mbrojtën e duhur fizike e shëndetësore.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për media./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin