BSCK me ndihmën e USAID-it vazhdojnë përkrahjen e bizneseve në Kosovë

16:57 | 17 Dhjetor 2015
M. A.

Sot u bë shpërndarja e certifikatave për ndërmarrësit e rinjë dhe bizneset ekzistuese, projekt ky i mbështetur nga CDF-USAID Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore dhe implementuar nga Qendra për Mbështetje Bizneseve në Kosovë (BSCK) dhe Qendra për Trajnime dhe Zhvillim (CTD) nga Mitrovica Veriore.

Projekti “Lehtësimi i Ambientit Miqësor të Biznesit përmes takimeve Biznes me Biznes (B2B) dhe Shërbime Përkrahëse Biznesore” është mbështetur nga Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore përmes Community Development Fund Kosovo (Fondi për Zhvillim Komunitar) është implementuar nga Qendra për Mbështetje Bizneseve në Kosovë (BSCK) dhe Qendra për Trajnime dhe Zhvillim (CTD) nga Mitrovica Veriore.

Besnik Krasniqi, drejtor ekzekutiv nga Qendra për Mbështetje te Bizneseve në Kosovë (BSCK), potencoi:”Me këtë projekt janë organizuar dy trajnime të ndërmarrësisë me njohuri bazike dhe një trajnim i avancuar për NVM, bazuar në nevojat e tyre per rritje dhe zhvillim. Pjesëmarrësit në këto trajnime janë nga komunat veriore dhe nga komunat e Regjionit të Gjilanit. Sot do të bëhet shpërndarja e certifikatave për ndërmarrësit e rinj dhe bizneset ekzistuese. Ky certifikim bëhet për 67 pjesëmarrës të trajnimeve të etniteteve të ndryshme”.

Përveç trajnimeve projekti ka pasur për qëllim organizimin e takimeve të “Bizneseve me Biznes – B2B” në Gjilan dhe Shtërpce. Nga i cili aktivitet do të dalin edhe një numër i konsideruar i kontratave të bashkëpunimit biznesor ndëretnik. Këto takime kane një rëndësi të vecant per shkak se iu ndihmon binzeseve që të thellojnë bashkuëpunimin mes tyre duke identifikuar mundësi të reja pë rbiznes të cilat ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Në këto takime kanë mar pjesë edhe firma të mëdha vendors të cilat janë interesuar për të lidhur kontrata biznese me prodhues të vegjel, ofrues të shërbimeve etj.

Poashtu, këto binzese pjesëmarrëse në trjanime dhe në takimet biznes me biznes do të kenë mundsëi që të aplikojnë për grante për financimin e nevojave të tyre për investime kapitale, pajisije dhe makineri. BSCK do të angahzohet që këto biznese poashtu t’i rrjetëzon jo vetëm me firma vendore por edhe ato ndërkombëtare në mënryë që sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të bëhet më konkurrues. Proejkte të tilla kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes bizneseve dhe aktivizimin e potencialit nëdrmarrës me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale