Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekaric, ka thënë se Komandanti i FARK-ut, Tahir Zemaj ka dhënë një dëshmi tronditëse për krimet e kryera gjatë luftës.
Këtë dëshmi, sipas tij, Zemaj ia ka dhënë një hetuesi të UNMIK-ut.
“Dëshmia e Tahir Zemajt në 200 faqe, përfaqësues i FARK-ut, është një gjë shumë logjike. Dy grupe në konflikt, lufta për primat politik në Kosovë…”, tha Vekaric.
“Tahir Zemaj ka qenë lider, këta tjerët në atë moment kanë qenë të parëndësishëm. Atë e vranë dhe praktikisht edhe tetë udhëheqësit tjerë të FARK-ut, duke ua marrë edhe pushtetin. Dhe ai [Zemaj] ka qenë gati t’i akuzojë dhe dërgojë në Hagë pasi kishin kryer krime”, ka shtuar Vekaric.
Ai ka treguar edhe se ku është deponuar kjo dëshmi.
“Ka dhënë dëshmi 200 faqe një hetuesi të UNMIK-ut. Por kjo nuk është transferuar nga UNMIK-u në Tribunalin e Hagës. Ne këtë nuk e kemi por e dimë se ka ndodhur”, ka thënë Bruno Vekaric.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim