Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës të grupit për zbatimin e marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së dhe Këshillit të Byrove Evropiane (CoB), ku u diskutua për çështjen e sigurimeve kufitare të automjeteve.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Kosovës në njërën anë, ndërmjetësve nga BE dhe CoB u zhvillua në një frymë të mirë dhe bashkëpunuese lidhur me marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Byrove respektive për sigurimet e automjeteve.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kishte në përbërje, Qemajl Marmullakaj, koordinator i çështjes, Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit në nivelin e grupit teknik, Fatmir Gashi, Zëvendës Guvernator i BQK, Faton Abazi, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...