Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se nëse do të ishte e nevojshme, ajo do të takohej me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo deklaratë e saj erdhi pas akuzave të shumta në Serbi, se ajo nuk do të prantonte të takohej me një person “të akuzuar për krime lufte”.
“Nëse është e nevojshme, jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj”, deklaroi Brnabiq.
Kryeministrja serbe në radiotelevizonin e Vojvodinës, foli edhe për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën.
Ajo deklaroi se qeveria serbe do ta ndihmojë këtë dialog duke krijuar grupe punuese, me të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë.
“Unë si kryeministre nuk do të them se do ta bëj këtë gjë apo atë. Do t’i dëgjoj të gjitha palët, pozitën opozitën, kishën, organizatat e ndryshme”, tha Brnabiq.
Dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën pritet të fillojë së shpejti, kurse në tetor do të fillojë një raund i ri i bisedimeve ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari