Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, sot do të ketë takim pune në Bruksel, ku do të marrin pjesë edhe kryeministrat tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e organizon përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederika Mogherini.
Në këtë takim do të jetë i prtanishëm edhe Komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, njoftojnë mediet serbe.
Bëhet e ditur se në takim me Mogherinin, Brnabiq do të bisedojë për përspektivën e Serbisë drejt BE-së, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton RTK.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së organizon këtë takim me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të aktivitetit të procesit të Berlinit, ku ka për synim fuqizimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...