Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq mohoi sot se gjyqtarët dhe prokurorët serbë në Kosovë u emëruan pasi u betuan para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Këtu janë disa informacione reale: gjykatësit tanë nuk kanë bërë ndonjë betim, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është e rëndësishme”, shkruan ajo në Twitter, duke iu përgjigjur informacioneve në rrjetet sociale rreth betimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë në veri.
Ky akt integron gjyqtarët dhe prokurorët serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Integrimi i tyre konsiderohet si hapi i fundit drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit mbi Drejtësinë, e cila u arrit më 10 shkurt 2015.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”