Mbrëmë është nisur për në Britani të Madhe një kontingjent i ushtarëve të FSK-së për të mbështetut operacionin INTERFLEX.
Këtë e ka bërë të ditur misioni i MB-së në Kosovë përmes një postimi në X.
“Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës”, thuhet në njoftim.
Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, shkruhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën