Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve të qytetarëve të Shqipërisë drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.
Brezovica, Prevalla dhe Peja janë ndër zonat më të preferuara, ndërsa utoritetet kufitare po punojnë për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur vonesat.
Ndryshe nga muajt e verës, kur fluksi më i lartë i kalimeve i përket hyrjes në Republikën e Shqipërisë, këtë periudhë janë destinacionet turistike dimërore ato që po tërheqin më shumë qytetarë. Kryesisht nga Tirana, shumë udhëtarë kanë zgjedhur të nisen drejt Kosovës gjatë fundjavës, me synim zonat malore dhe qendrat e skive.
Për të përballuar fluksin e shtuar të automjeteve, autoritetet kufitare po punojnë me të gjitha sportelet në funksion, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e qarkullimit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare janë regjistruar hyrje dhe dalje mbi 9 mijë persona. Ndërkohë, gjatë ditëve të javës fluksi mbetet më i ulët krahasuar me fundjavën.
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...