Qendra e skijimit në Brezovicë, do të vazhdojë të jetë e mbyllur për vizitorë, shkaku i rrezikshmërisë nga ortekët.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkaku i motit të lig, kanë shtyrë largimin e ortekut të fundit në këtë qendër të skijimit.
Ky ortek po parashihet të jetë i rrezikshëm, prandaj edhe është vendosur që qendra të jetë e mbyllur për një kohë të pacaktuar.
Deri më tani, nga Brezovica janë larguar gjashtë ortekë të rrezikshëm, pesë prej tyre kanë rrëshqitur vetvetiu, ndërsa të shtunën është larguar orteku te vendi i quajtur “Qafa e Luanit” dhe “Foleja e Shqiponjës”.
E, për ta parë gjendjen nga afër, kishin ardhur edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Qendra e skijimit në Brezovicë është mbyllur më 26 janar, për shkak të rrezikut nga ortekët eventualë, si dhe për shkak të hetimeve për vdekjen e zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci.
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...
Basha bën homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendi, Nex...
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosov...
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora