Brendi “LIND3X” tashmë edhe në Albi Mall (FOTO)

20:33 | 30 Shtator 2016
M. A.

Me muzikë, pije e ushqim nga llojet më të ndryshme u pritën mysafirë të shumtë në hapjen dyqanit ‘LIND3X’ në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë, transmeton arbresh.info

Këta qytetarë patën rastin edhe të luajnë një lojë shpërblyese ku duke dorëzuar disa kuponë me emrat e tyre do të mund të bëheshin fitues të 30, 50 dhe 100 eurove.

Marigona Nila, e cila hapi këtë dyqan tha se është e lumtur që edhe në Albi Mall u hap ky dyqan i cili bazohet në modë inspiruese me çmime të volitshme të veshjeve për femra, fëmijë, veshje të brendshme dhe aksesorë.

“Faleminderit që keni ardhur në hapjen e LIND3X. Jam e lumtur që edhe këtu u hap ky dyqan me shumë gjëra”, tha ajo e cila edhe tërhoqi fituesit e çmimeve.

Pas lojës, Johan Issacsob udhëheqës i brendit të LIND3X dhe Argjira Ramosaj udhëheqëse e departamentit të zhvillimit të biznesit prenë shiritin e këtij dyqani.

Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 500 dyqanesh në 17 tregje në Evropë dhe në Lindjen e Mesme./Arbresh.info

 

14508457_10154450283690856_1321984621_n 14513721_10154450283920856_1136910312_o14488880_10154450283660856_452556464_o  14522550_10154450282770856_332779961_o 14550600_10154450283270856_1529732697_o

14522411_10154450296485856_1911632254_o 14467110_10154450282700856_1121591164_o

img_7896 img_7974

 

Shpërndaje në rrjete sociale