Me 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Edhe në Kosovë është organizuar një marsh protestues për të shënuar këtë ditë.
Në vendin tonë raportohet për statistika të larta të ushtrimin të dhunës ndaj gruas. Statistikat e fundit nga gjysma e 2016-ës deri më tani tregojnë se numri i viktimave femra ka qenë 562.
Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për portalin Arbresh.info thuhet se këto viktima trajtohen në mënyrë profesionale dhe konfrom ligjeve të aplikueshme.
“Në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsejtë 630 raste dhe të gjitha këto raste janë trajtuar nga Policia e Kosovës në mënyrë profesionale dhe konform ligjeve të aplikueshme. Gjithashtu viktimat e rastit janë referuar te agjensionet tjera që ofrojnë ndihmë juridike falas në mënyrë që viktimat t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore. Nga 630 raste të dhunës në familje, viktima femra kanë qenë 562, thuhet në përgjigjen e policisë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme për të katërtën herë në Kosovë organizohet fushata vetëdijesuese mbarëkombëtare “One Billion Rising” apo “Një Miliard në Këmbë”. Nga ora 11:00-13:00, sheshi i kryeqytetit do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave.
Kujtojmë që në botë organizohet fushata “One Billion Rising”, si protestë kundër dhunës ndaj grave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë NJË MILIARD GRA DHE VAJZA./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...