Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 186 aksidente trafiku.
Prej tyre, 170 kanë qenë pa lëndime në njerëz, kurse 16 të tjera me lëndime.
Krahas aksidenteve, edhe numri i tiketave të shqiptuara ka qenë i lartë. Për 24 orë, janë regjistruar 1 mijë e 1 tiketa trafiku.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dhe dy i ka dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë thirrje te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, pasi numri i aksidenteve është shqetësues./arbresh.info/
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...