Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve.
Në kufirin Morinë–Vërmicë janë hapur gjithsej 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Njëkohësisht, kontrollet janë intensifikuar për të evidentuar rastet e mundshme të kalimeve të paligjshme.
Vetëm në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.
Të dhënat për 24 orët e fundit: Hyrje në Shqipëri: 14,976 shtetas me 4,546 automjete dhe 87 autobusë. Dalje nga Shqipëria: 12,811 shtetas me 4,050 automjete./tch/
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...