Policia e Kosovës, në 24 orëshin e fundit, në tërë territorin e Kosovës, ka shqiptuar gjithsejtë 762 tiketa për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut rrugor.
Në raport thuhet se nëpër rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 54 aksidente, 18 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar, gjegjësisht vetëm me dëme materiale.
Ligji i ri i Trafikut Rrugor ka hyrë në fuqi ditën e djeshme. Në të parashihen gjoba të ashpra për të gjithë shkelësit e tij, si shoferët, ashtu edhe këmbësorët.
Qytetarët kanë thënë se gjobat e parapara me ligjin e ri janë të papërballueshme për xhepin e tyre, pasi që, një gjobë trafiku mund të përllogaritet deri në 3 paga të një punëtori në Kosovë.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës