Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 70 pacientë me probleme internistike kanë marrë shërbimin shëndetësor emergjent, në kuadër të Klinikës Emeregjente të QKUK-së, në 24-orët e fundit.
“Po në këtë klinikë gjatë kësaj kohe në dhomën e reanimit janë trajtuar 58 raste, kurse në shërbimin ortopedik 53 raste, janë ekzaminuar edhe 41 raste kirurgjike.
16 raste janë trajtuar pas aksidenteve në trafik, kurse 13 raste janë mjekuar në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Trepça fiton ndaj Bashkimit dhe e blindon pozitën e parë
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
Tri gola, një asistim – Shaqiri vendimtar në fitoren e...