Ministria Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nga Covid-19 kanë ndërruar jetë 11 persona.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë sipas MSH-së është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 si deri më sot numri i rasteve të vdekjes nga ky virus ka arritur në 401 persona./arbresh.info/
Njoftimi i plotë i MSH-së:
230 TË SHËRUAR DHE 141 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej440mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.
Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 44raste,komuna Gjilan 17 raste,komuna Pejë 14 raste,komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste,komuna Gjakovë 6 raste,komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste,komuna Vushtrri 3 raste,komuna Lipjan 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj