Tetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës janë suspenduar brenda 10 ditëve.
Tre të fundit që u suspenduan sot nga Inspektorati Policor i Kosovës dyshohen se kanë marrë pjesë në rrahjen e një qytetari.
Të suspenduarit që i përkasin nacionalitetit serb po ashtu dyshohen për korrupsion dhe marrje të mitos.
Derisa IPK vepron në bazë të ligjit dhe se suspendimi nuk nënkupton përjashtim nga puna derisa të kryhen hetimet, disa policë anonimë u kanë thënë mediave serbe në veri se suspendimet po bëhen me qëllim destabilizimi stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës.
Këta policë kanë thënë për Radion Kontakt Plus që gjendet në veri të Kosovës se policët janë suspenduar pa fakte.
Në anën tjetër mision i IPK-së është që të trajtojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale secilën ankesë të qytetarëve të vendit duke pasur parasysh gjithmonë parimin e prezumimit të pafajësisë.
Sipas ligjit të IPK-së, nëse ekziston dyshimi i baz uar se punonjësit e Policisë së Kosovës kanë kryer vepër penale ose shkelje disiplinore dhe prezenca e tyre në punë mund të ndikojë në hetime, IPK rekomandon suspendimin e tyre me pagesë si masë administrative (e jo si ndëshkim ose masë disiplinore) deri në përfundimin e hetimeve dhe në konsultim edhe me prokurorin kompetent.
IPK konstaton se çdo zyrtarë policorë e ka të qartë se asnjë rekomandim për suspendim, asnjë rekomandim për transfer dhe asnjë arrestim eventual i cilitdo pjesëtar të Policisë së Kosovës nuk mund të bëhet nga IPK-ja pa pasur të sigurta provat materiale ose provat personale.
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...